2010-09-09 14:49:43

Pezullohet ekzekutimi me vdekje për Sakineh. Rasti do të rishqyrtohet nga autoritetet iraniane.


Vrasja me gurë e Sakineh Mohammad Ashtiani, gruaja iraniane e dënuar për vdekje pse ka shkelur kurorën e martesës e fajësohet për vrasjen e të burrit, është “pezulluar”. Konfirmimi i këtij lajmi erdhi dje nga Teherani, që nënvizon se rasti do të rishqyrtohen nga autoritetet. Bashkësia ndërkombëtare shprehi kënaqësinë për këtë lajm, megjithëse me shumë rezerva e në pritje të zhvillimit të mëtejshëm të këtij rasti.







All the contents on this site are copyrighted ©.