2010-09-09 14:09:20

Berisha: shtetasit e Shqiptarisë do të lëvizin pa viza në vjeshtë në BE


Një ditë pas vendimit të dhënë nga Komisioni i Jashtëm Europarlamentar për liberalizimin e vizave me Shqipërinë, kryeministri i Vendit Sali Berisha deklaron se vjeshta e këtij viti do të shënojë një epokë të re sa i përket lëvizjes së lirë të qytetarëve të Shqipërisë në vendet e unionit.
Një ëndërr kjo e kahershme e shqiptarëve për t'u lidhur më pranë me vendet e bllokut, tha shefi i ekzekutivit. Sipas Berishës vendimi pozitiv i marrë nga eurodeputetët parlamentarë të Strasburgut u bë realitet pas përmbushjes se reformave që ka ndërmarrë vendi ynë në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe në mënyrë të veçantë në pajisjen e shtetasve shqiptare me pasaporta biometrike. "Kjo u arrit pasi qeveria çliroi Shqipërinë nga bandat e krimit, bëri të mundur pajisjen e shqiptarëve me pasaporta biometrike, digjitalizoi 14 mijë regjistra. Me gërshërën e ligjit luftuam korrupsionin, duke dyfishuar të ardhurat", tha kryeministri Berisha.







All the contents on this site are copyrighted ©.