2010-09-08 12:36:41

Papa: stili i jetës së një të krishteri i kundërvihet veseve.


Papa teolog, vijoi sot reflektimin e tij gjatë katekizmit të audiencë së përgjithshme mbi figurën e rëndësishme femërore të Mesjetës, të shën Hildegardës bga Bringeni, e cila tha Ati Shenjtë Racinger “u dallua për urtinë shpirtërore e shenjtërinë e jetës”.
Nga njëra anë ekziston “sfida e veseve”, nga tjera anë “stili i ekzistencës, pra i jetës së një të krishteri të ndershëm, koherent e aktiv”. Ky është dualizmi që përshkroi Papa duke folur për figurën e mistikes gjermane Hildegardës nga Bingeni, gjatë katekizmit të audiencës së përgjithshme, mbajtur sot paradite në Sallën e Palit VI në Vatikan.
Duke cituar disa shkrime të Hildegardës, që kompletojnë intuitat e pranishme në veprën e saj më të njohur, me titullin “Scivias” (“Njehi udhët tua”, Benedikti XVI tërhoqi vëmendjen se si disa prej tyre janë të përqendruara “mbi marrdhënien mes virtytin e vesit, për çka qenia njerëzore duhet të ballafaqohet çdo ditë me sfidën e veseve, që e largojnë prej udhës së tij drejt Zotit e drejt virtyteve, që në krahasim me veset e favorizojnë”.
Për Papën Benediktin XVI vizionet mistike të Hildegardës janë të pasura me përmbajtje teologjike, e këto “vizione mistike të Hildegarës i përngjajnë atyre të profetëve të Besëlidhjes së Vjetër: duke u shprehur me kategoritë kulturore e fetare të kohës së vet, ajo interpretonte ngjarjet e ndryshme në dritën e Zotit dhe të Shkrimeve të Shenjta duke iu përmbajtur pastaj në realitetin e përditshëm të jetës”.
Kështu, të “gjithë ata që e dëgjonin, ndjeheshin të nxitur të zbatonin dhe jetonin sipas një stili të jetës së krishterë në mënyrë koherente e aktive”.
Në shkrime tjera, së fundi, Hildegarda “tregonte një shumëanshmëri interesash e një gjallëri kulturore të manastireve apo kuvendeve femërore të Mesjetës, në kundërshtim me paragjykimet që ende rëndojnë mbi këtë epokë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.