2010-09-08 12:36:58

Në Suedi përurohet universiteti i parë katolik


Është përuruar ditë më parë e pikërisht më 4 shtatorin e kaluar në Suedi Instituti Njuman i Upsalës, qendra e parë universitare katolike në këtë Vend që prej kohës së Reformës Kishtare.
Ceremonia u hap me kremtimin e Meshës së Shenjtë kryesuar nga Atë Adolfo Nicolas, epror i përgjithshëm i Jezuitëve. Me këtë rast, Papa Benedikti XVI, në një telegram nënshkruar nga sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Bertone, shpreh gëzimin dhe admirimin e tij për atë që është realizuar dhe i lutët Zotit që profesorë, studentë e hulumtues të këtij Instituti Njjuman, të mund t’i kushtuar “me zemër e mendje plotësisht të hapur e të përkushtuar në kërkimin e urtisë hyjnore dhe njerëzore”.
Më tej papa uron që kjo vepër, titulluar kardinalit Njuman, të mund të përforcojë “marrëdhëniet intelektuale e shpirtërore ndërmjet Vendeve veriore e të mbarë Evropës, siç bëri një tjetër universitet më parë themeluar në Upsalë nga Papa Siksti IV”.







All the contents on this site are copyrighted ©.