2010-09-08 12:04:25

Kremtohet sot Dita botërore e alfabetizimit me temën: "Alfabetizimi dhe pavarësia e grave”


Dita botërore e alfabetizimit kremtohet sot nga UNESCO me seli në Paris me një seri manifestimesh, ndër të cilat “Rrjeti i njohurisë dhe mjetet e rejat në shërbim të alfabetizimit” duke theksuar rëndësinë e arsimit të popullsisë në të gjithë botën.
Edukimi dhe lufta kundër analfabetizmit në botë janë elemente të rëndësishëm të cilat nxisin zhvillimin e një vendi e të një populli. Kjo është dhe arsyeja e kremtimit të një Dite Botërore, e një nga qëllimet strategjike të UNESCO-s, është edhe kontributi për realizimin me efektivitet të studimeve, reduktimin e braktisjes shkollore nga fëmijët e të rinjtë dhe uljen e shkallës së analfabetizmit të njerëzve në botë.
Kjo Ditë ndërkombëtare synon edhe sensibilizimin e Vendeve perëndimore duke kërkuar ndihmën e tyre për përmirësimin e gjendjes së rëndë që ekziston ende sot në shumë Vende të botës, ndërsa në Vende tjera duhet ndihmuar rritjen e mundësisë e të cilësisë së arsimit për të gjithë njerëzit, pa dallim e pa përjashtim, nëpërmjet ndërtimit e restaurimit të shkollave, pajisjes me mjete, trajnimit të stafit mësimdhënës, forcimit të komunitetit shkollor dhe sistemit arsimor publik kudo në botë.
Tema për Ditën ndërkombëtare të alfabetizimit sivjet është zgjedh duke vu në pah binomin “Alfabetizimi dhe pavarësia e grave”, në përkim me Dhjetëvjeçarin e Kombeve të bashkuara për alfabetizimin 2003-2012. E pavarësia e grave është edhe në qendër në agjenden ndërkombëtare për zhvillimin, e UNESCO nënvizon pikërisht mungesën dhe pabarazinë që ende sot ekziston në fushën e arsimit themelor, atë të shkollës fillore për vajza që përbëjnë mbi gjysmën e 67,4 milionë të fëmijëve që privohen nga arsimimi. E në këtë fushë, gratë përfaqësojnë dy të tretat e 795 milion të të rriturve analfabet që ekzistojnë në nivelin botëror.







All the contents on this site are copyrighted ©.