Kisha e Shkodrës në festë për shugurimin meshtarak të don Dedë Demaj
Meshtari është dhuratë e Zotit e zemrë e Kishës. E sot Kisha dioqezane e Shkodrës
është në festë për shumugurimin e priftit të ri, don Dedë Demaj. Meshën e Shenjtë
të shugurimit meshtarak në Katedralen e Shkodrës, e kryesoi ipeshkvi i vendit imzot
Massafra, në bashkëkremtim me Rektorin e Seminarit ndërdioqezan të Shkodrës, meshtarë
e rregulltarë para një asambleje të mirë besimtarësh. Më hollësisht të ndjekim
shërbimin e Jolanda Babës nga Shkodra....