2010-09-07 14:12:15

Koncert për nder të Papës në Kastelgandolfo, ofruar nga Akademia Papnore e Shkencave


Koncert për nder të Papës në Kastelgandolfo, ofruar nga Akademia Papnore e Shkencave, Mesha nga Requiem e Mozartit. Një ndjenjë e lartë feje dhe shprehje e idealeve të mëdha.
Muzika klasike qe protagoniste sot pas dite në Pallatin Apostolik në Kastelgandolfo. Në ora 18.00 u mbahet një koncert për nder të Papës Benediktit XVI, i cili qe i pranishëm në këtë ngjarje të ofruar nga Akademia Papnore e Shkencave dhe në mbarim të koncertit të pranishmëve u drejtoi përshëndetjen e tij. Me këtë rast u ekzekutua Mesha nga Requiem në Re minore K 626 e Mozartit kompletuar nga Joseph Eybler e Franz Xaver Sussmayer per Orkestër e Kor, në interpretimin e Orkestrës nga Padova e Veneto, në drejtimin e Claudio Desderi e nga Kori Akademik i Zërit të Torinos, drejtuar nga Sonia Franzese. Në koncert morën pjesë mes tjerësh solistet Chiara Giudice, soprano, Silvia Regazzo, mezzosoprano, Francesco Marsiglia, tenor e Maurizio Franceschetti, bas.
Mesha nga Requiem është kompozim i fundit i Mozartit, që në realitet thuhet se ka kompozuar vetëm një pjesë. Mozart, i cili që 18 vjet nuk kompozonte më meshë për shkak të reformës së Jozefit I,I që këtë Requiem e kishte si një besojmë feje, një manifestim të idealeve të mëdha etike, duke vënë në këtë mënyrë premisat për një muzikë të shenjtë në të cilën dogma e krishterë dhe frymëzimi shekullor ndaj trashendencës, ndaj hyjnores, gërshetoheshin e mbështeteshin njëra me tjetrën. Nga Mesha prej Requiem del në pah një ndjenjë e thellë dhe e lartë fetare, një ndjenjë e një zemre plot pikëllim që shkrihet, një njerëzim i sfilitur të cilit feja gati gati nuk i mjafton për ngushëllim derisa dogmatizmat e zbatimi liturgjik duken se janë tejkaluar në këngën e fesë e të dashurisë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.