Komisioni i Parlamentit Evropian miraton raportin e vizave për Shqipërinë
Komisioni i Politikës së Jashtme dhe Sigurisë në Parlamentin Evropian ka miratuar
projekt/raportin e eurodeputetes Tanja Fajon për liberalizimin e vizave për Shqipërinë
dhe Bosnjën. 43 votuan pro, 2 kundër dhe tre anëtarë të tjerë abstenuan. Ky është
një prej votimeve paraprake të projektit që pritet të kthehet në raport në votimin
e Parlamentit Europian më 15 shtator. Në Strasburg nevojitet një votim i thjeshtë,
dhe më pas procesi i liberalizimit do të ecë përpara në vendimin më të rëndësishëm
që pritet të marrë Këshilli i Ministrave të Brendshëm të Bashkimit Europian ne 9 nëntor.
Këshilli do të vendosë më pas nëse Shqipëria do të përfitojë nga liberalizimi i vizave
që sipas gjasave do të ndodhë brenda këtij viti. Përfaqësuesit evropianë Shqipëria
kryesisht ka përmbushur kriteret teknike dhe si rrjedhojë do të përfitojë shumë shpejt
nga ky regjim.