Ambasadori Logu: marrëdhëniet mes Vatikanit e Shqipërisë teje të mira e të frytshme
Sot më 7 shtator bie 19 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Selisë
së Shenjtë e Shqipërisë. Bëhet fjalë për marrëdhëniet diplomatike të vendosura më
7 shtator 1991 në rangun e Nunciaturës Apostolike për Vatikanin e të Ambasadës për
Shqipërinë. Në të vërtet marrëdhënie diplomatike mes Vatikanit e Shqipërisë kanë
një histori më të hershme që para periudhës së komunizmit, e ishte pikërisht qeveria
komuniste e Tiranës ajo që ndërpreu marrëdhëniet me Vatikanin me dëbimin si person
të “padëshirueshëm” të delegatit apostolik imzot Leone Nigris më 24 maj të vitit 1945.
Kujtojmë se delegati apostolik imzot Nigris ishte në Shqipëri si përfaqësues i Selisë
së Shenjtë pranë episkopatit që nga viti 1938. Po t’i kthehemi këtij përvjetori
të periudhës pas komunizmit e të themi se marrëdhëniet diplomatike mes Vatikanit e
Selisë së Shenjtë janë jashtëzakonisht të mira e të frytshme, për të dy palët. 19
vjetori i marrëdhënieve diplomatike rrëfen për një lidhje historike e të pazgjidhshme,
që përshkon thuajse një gjysmë shekulli nën papninë e Gjon Palit II e vijon të forcohet
nën papninë e Benediktit XVI. Këta dy Papë, ashtu edhe paraardhësit e tyre gjatë shekujsh,
kanë treguar gjithnjë kujdes e vëmendje të veçantë ndaj popullit shqiptar e të Kishës
në trevat shqiptare, duke ndërmjetësuar e ndihmuar vazhdimisht për përparimin e Vendit
të shqiponjave e jo më pak, të Kosovës. E kjo gatishmëri e Vatikanit u vërejt e madje
është rritur edhe në kohën e papnisë së Benediktit XVI. Po më tepër mbi këto
marrëdhënie diplomatike dhe bashkëpunimin ndërmjet Vatikanit e Shqipërisë të dëgjojmë
ambasadorin e Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë, shkëlqesinë e tij Rrok Logu, në
mikrofonin e Radio Vatikanit........