2010-09-06 18:41:42

Nesër në Prishtinë mbahet konferenca shkencore kushtuar Nënë Terezës


Nesër në Prishtinë fillon punimet konferenca shkencore ndërkombëtare “Jeta dhe vepra e Nënës Terezë”. Në konferencë është paralajmëruar të paraqiten kumtesat e trajtesat shkencore të 21 studiuesve shqiptarë dhe huaj. Konferenca mbahet nën Patronazhin e Presidentit të Kosovës, Fatmir Sejdiu, me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës dhe bashkëpunimin e Kishës katolike të Vendit. Ajo është organizuar nga Instituti i Historisë dhe Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, me rastin e 100 vjetorit të lindjes së Nënës Terezë.







All the contents on this site are copyrighted ©.