2010-09-06 18:33:46

Izraelitët e Palestinezët në konfrontim


“Jam i gatshëm të bëjë një kompromis historik me fqinjët tanë, me kusht që të ruhen interesat kombëtare e në vend të parë siguria”. Kështu tha kryeministri izraelit Netanyahu, që sintetizoi ambiciet e tij duke referuar në Këshillin e ministrave mbi takimin e nivelit të lartë në Uashington.
Izraeli dhe palestinezët kanë rënë dakord që raundin e ardhshëm të bisedimeve të tyre të drejtpërdrejta për paqe ta mbajnë në Jerusalem. Marrëveshja për zhvillimin e bisedimeve në këtë qytet simbolik u bë e ditur nga qarqet qeveritare të SHBA-së. Statusi i Jerusalemit është një nga temat më të diskutueshme në bisedimet e Lindjes së Mesme. E diskutueshme mbetet, po ashtu, politika e vendbanimeve izraelite, për të cilën presidenti palestinez, Mahmud Abas, përforcoi vendosmërinë e tij që bisedimet për paqe do të ndërpriten, në rast se Izraeli nuk ndalon ndërtimin e vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor të Jordanit.

zraeli dhe palestinezët kanë rënë dakord që raundin e ardhshëm të bisedimeve të tyre të drejtpërdrejta për paqe ta mbajnë në Jerusalem. Marrëveshja për zhvillimin e bisedimeve në këtë qytet simbolik u bë e ditur nga qarqet qeveritare të SHBA-së. Statusi i Jerusalemit është një nga temat më të diskutueshme në bisedimet e Lindjes së Mesme. E diskutueshme mbetet, po ashtu, politika e vendbanimeve izraelite, për të cilën presidenti palestinez, Mahmud Abas, përforcoi vendosmërinë e tij që bisedimet për paqe do të ndërpriten, në rast se Izraeli nuk ndalon ndërtimin e vendbanimeve hebraike në Bregun Perëndimor të Cisjordanisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.