2010-09-05 18:25:55

Papa propozon Mesazhin për Ditën Botërore të rinisë. Miqësia me Krishtin propozim kundërrymë


Si kundërpërgjigje ndaj një “kulture të pavendosur mbi vlerat themelore”, Papa u ofron të rinjve propozimin që ai vet e quan “kundërrrymë”. Benedikti XVI gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot mbajtur sot në mes ditë në Kastelgandolfo, reflektimin e tij ia kushtoi Mesazhit për Ditën e XXVI Botërore të Rinisë, që do të mbahet në Madrid vitin e ardhshëm.
“Të rrënjosur e të mbështetur në Krishtin, të fortë në fe”: kjo shprehje është nga shën Pali Apostull në Letrën e Kolosianëve të cilën Benedikti XVI e ka zgjedhur për të rinjtë. E është Papa vet që pyet: Kush u propozon sot të rinjve të jenë të “rrënjosur” e “të fortë” ? E kërkon me forcë të reflektojmë mbi kulturën që sot duket dominuese: një kulturë të cilën e quan të “pavendosur ndaj vlerave themelore, ndaj parimeve në bazë të cilave duhet orientuar e rregulluar jetën personale”. E duke iu drejtuar të rinjve Papa pohon:
“Në realitet, unë vet, në saje të përvojës sime e në bazë të kontakteve që kam me të rinjtë, e di mirë se çdo brezni, madhe, çdo person individualisht është i thirrur përsëri të përshkojë udhën e zbulimit të kuptimit të jetës”.
Për këtë - shpjegon - kam zgjedhur imazhin e pemës: “I riu, vërtet, është porsi pema në rritje: për t’u zhvilluar mirë ka nevojë për rrënjë të thella, që, në çdo rast të stuhive e të erës, ta mbajnë mirë të mbjell e të thelluar në dhe për tokë”.
Benedikti XVI foli edhe për “themele të vlefshme” në mënyrë që shtëpi të e sigurt. E të rinjve u tregoi themelet thelbësore:
“Pjekuria e plotë e njeriut, stabiliteti i tij i brendshëm, i kanë themelet në marrëdhënie me Zotin, marrëdhënie që kalon përmes takimit me Jezu Krishtin”.
“Vetëm një marrëdhënie e thellë besimi dhe miqësie të vërtet me Jezusin - pohon Papa - është në gjendje t’u jap të rinjve atë për ka kanë më shumë nevojë për të përballuar mirë jetën”:
“Qetësia e drita e brendshme, prirja për të menduar pozitivisht, shpirtbardhësia ndaj tjerëve, gatishmëria për të paguar personalisht për të mirën, drejtësinë e të vërtetën”.
Nëse asnjë njeri nuk është ishull, - shtoi Papa - aq më pak është i krishteri, që në Kishë zbulon bukurinë e fesë së bashkëndarë e të dëshmuar së bashku me të tjerë në vëllazërim e në shërbim të dashurisë e bamirësisë”.







All the contents on this site are copyrighted ©.