2010-09-05 10:22:39

Benedikti XVI viziton dioqezën e Ananji-Alatrit, në gjurmët e Papës Leonit XIII


(05.09.2010 RV)Sot, Papa Benedikti XVI shkoi për vizitë baritore në Karpineto Romano, në dioqezën e Ananji-Alatrit, me rastin e 200-vjetorit të lindjes së Papës Leoni XIII, me origjinë nga ky vend.
Fillimisht, Ati i Shenjtë përshëndeti autoritetet në sheshin Monti Lepini, ku dëgjoi edhe fjalimet, që i drejtuan ipeshkvi i Ananji-Alatrit, imzot Lorenco Lopa dhe kryetari i Bashkisë, Kuirino Briganti. Po në këtë vend, Papa kryesoi më pas Meshën Shenjte, gjatë së cilës vlerësoi punën e madhe të bërë për Kishën nga Papa Leoni XIII, protagonisti i Enciklikës “Rerum Novarum”, me të cilën hidhen bazat e doktrinës shoqërore të Kishës Katolike.
Gjatë Meshës, Benedikti XVI mbajti në gjoks kryqin e Leonit XIII, që ruhet në Vatikan dhe përdori kelkun, që papa i atëhershëm i pat dhuruar dioqezës.
Pas përfundimit të kremtimit eukaristik, Ati i Shenjtë përshëndeti një grup eksponentësh të bashkësisë civile e fetare dhe shkoi në kampin sportiv “Galeoti”, ku e priste helikopteri, për t’u kthyer në rezidencën verore të Kastel Gandolfos.







All the contents on this site are copyrighted ©.