2010-09-04 18:47:47

Kosovë: programi festiv për 100 vjetorin e lindjes së Nënë Terezë


Zyra e ipeshkvit të Kosovës njofton programin përkujtim me rastin e Jubileut të 100 vjetorit të lindjes të së Lumes Nënë Terezë, që po ju propozojmë siç vijon:
Pritja e Deleguarit të posaçëm të Papës Benediktit  XVI në Kosovë për Kremtimin e  Jubileut të 100- vjetorit të lindjes së Nenës Tereze.
E premte, më 3 shtator 2010, në orën 17:00
Pritja e të Deleguarit të posaçëm të Vatikanit Imzot Zef Gashi, pranë selisë së Ipeshkvisë së Kosovës.
E shtunë, më 4 shtator 2010, në orën 10:00
Pritja e Presidentit të Kosovës z. Fatmir Sejdiut në selinë e Ipeshkvore, me mysafirë të tjerë.
E shtunë, më 4 shtator 2010, në o rën 11:00
Koncert  solemn i Filharmonisë së Kosovës ‘Requiem Mass’ Wolfgang Amadeus MOZART në Katedralen e re, në Prishtinë.
E shtunë, më 4 shtator 2010, në orën 13:00
Drekë e përbashkët me të varfërit në Mensën për të varfër pranë Kishes së ‘Shen Ndout’, Prishtinë.
E shtunë, më 4 shtator 2010,  në orën 21:00
Vigjilia në Kishën Katolike të ‘Shen Ndout’, në Prishtinë.
E diel, më 5 shtator 2010, në orën 11:00
Mesha solemne me rastin e Jubileut të 100 vjetorit të lindjes së Nenës Terezë, në Katedralen e Prishtinës.
E Diel, më 5 shtator 2010, në orën 13:00
Koktej i përbashkët në Katedralen "Nëna Tereze", në Prishtinë.

Ftojme Mediat vendore qe te jene te pranishem ne rastet e lartepermendura dhe mundesisht te transmetojne ne rrjetin tokesor dhe satelitor (per diasporen) aktivitetet qe do te zhvillohen ne Katedralen "Nena Tereze" ne Prishtine:
1) Koncertin e Filharmonise dhe Operas se Kosoves (te shtunen, me 4 shtator 2010, ne oren 11:00);
2) Meshen Pontifikale (e udhehequr nga Delegati i Papes, te dielen me 5 shtator 2010, ne oren 11:00).
Ju faleminderit per bashkepunim dhe mire u takofshim!
Don Albert Jakaj
Zyra e Ipeshkvise se Kosoves

--
Bishop Residence
Mother Teresa Cathedral
Boulevard Bill Clinton
10000 - Prishtina
Republic of Kosovo

Tel&fax: +381 38 220 455
Cel: +377 44 507 882
E-mail: ipeshkvia_pz@yahoo.com  or katedralja@yahoo.com
Website: www.kishakatolike.org







All the contents on this site are copyrighted ©.