2010-09-03 12:50:35

Kosova kremton Jubileun e 100 vjetorit të lindjes të së Lumes Nënë Terezë.


Fillojnë sot në Prishtinë kremtimet dhe programe përkujtimore që shënojnë kulmin e Vitit Jubilar të 100 vjetorit të lindjes të së Lumes Nënë Terezë, Gonxhe Bojaxhiu. Ky Vit Jubilar u shënua me nisma të përbashkëta mes Kishës katolike e Shtetit të Kosovës, duke bashkuar të gjithë qytetarët e besimtarët e Kosovës rreth figurës madhore të Nënë Terezë, për ta njohur edhe më tepër e nga afër personalitetin e saj, jetën dhe veprën e kësaj bije shqiptare.
Dhe më të drejtë, sepse Nënë Tereza e mahniti botën me mbrojtjen, dashurinë e shërbimin e pakursyer të saj ndaj më të varfërve ndër të varfër, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në shoqërinë bashkëkohore e shembullin e ndërtimit të një qytetërimi të ri vëllazëror bazuar mbi respektin dhe dashurinë e ndërsjellët, përtej dallimeve të mundshme e çdo përjashtimi tjetër, duke u bërë vëlla e motër me çdo njeri nevojtar.
Po t’i kthehemi kremtimeve e programeve me të cilat Kosova do të kremtojnë këtë fund jave, pra këtë të shtune e të diele, Jubileun e 100 vjetorit të lindjes të së Lumes Nënë Terezë. Më hollësisht mbi programet dhe domethënien e këtij jubileu, të dëgjojmë bisedën tonë me Vikarin e përgjithshëm të Kishës katolike të Kosovës, don Lush Gjergjin..........RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.