2010-09-02 17:02:30

Përfaqësuesi i Papës të dielën në Kosovë për Jubileun e 100 vjetorit të lindjes të Nënë Terezës.


Kosova kremton të dielën e ardhshme më 5 shtator në Prishtinë, Jubileun e 100 vjetorit të lindjes të së Lumes Nënë Terezë. Kremtimin e Meshës së Shenjtë në Kishën e re të kryeqytetit do ta kryesojë Përfaqësuesi i Papës Benediktit XVI për këtë ngjarje, kryeipeshkvi i Tivarit imzot Zef Gashi.
Do të bashkëkremtojnë ipeshkvi i Kosovë, imzot Dodë Gjergjin, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore Katolike të Shqipërisë, imzot Rrok Mirditën, ipeshkvi i Sapës, imzot Lucjan Avgustinin, ipeshkvij, meshtarë, rregulltarë, besimtarë e qytetarë shqiptarë nga të gjitha viset.
Kujtojmë se në këtë kremtim do të jenë të pranishëm edhe autoritetet e larta Shtetërore të Kosovës, në personin e Presidentit, dr Fatmir Sejdiut e personalitete tjera vendore e ndërkombëtare.
Mbi domethënien e këtij kremtimi Jubilar, të dëgjojmë përfaqësuesin e Papës, imzot Gashin në mikrofonin e Radio Vatikanit............RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.