2010-09-02 16:35:37

Në pritje të Papës, ipeshkvijtë anglezë përmes një video tregojnë përvojën e tyre të fesë.


“Zemra i flet zemrës”: duke iu referuar motos së udhëtimit apostolik të Benediktit XVI në Britaninë e Madhe, nëntë ipeshkvij të Vendit kanë realizuar një seri me video, ku tregojnë “udhëtimin fesë” së tyre. Disa prelatë kanë rrëfyer përvojat personale, madje edhe të dhimbshme për të nënvizuar ngushëllimin e madh që kanë marrë nga lutja drejtuar Zotit e nga marrëdhënia personale me Hyjin.
Janë histori që burojnë nga thellësia e zemrës, në shenjë të kardinalit Njuman e të Benediktit XVI: me këtë frymë nëntë barinj shpirtëror anglezë kanë treguar, përmes një serie video klipi, përvojën e takimit të tyre me Jezu Krishtin Zot. Kryeipeshkvi i Liverpulit, Patrick Kelly, kujton emocionin e jetuar në një shtegtim të tij në Tokën e Shenjtë dhe ofron një reflektim mbi udhëtimin e ardhshëm të Papës në tokën britanike:
“Konteksti i vizitës së Atit të Shenjtë është ripohuar nga bindja me të cilën ai e ka filluar Letrën e tij të parë Enciklike, ‘Deus Caritas est’ - Zoti është dashuri. Në Enciklikë Papa insistonte mbi faktin që të jesh i krishterë nuk është, në rend të parë, një ide e lartë apo e madhe, e aq më pak një përcaktim etik; të jesh i krishterë do të thotë dhe është takim me një ngjarje, me një Person. I vetmi Person vdekja e të cilit mund të pajton: Jezu Krishti, Biri i Hyjit të gjallë”.

Nga ana e tij, imzot John Arnold, ipeshkëv ndihmës i Westminsterit u rrëfen besimtarëve ndjenjat që provoi në ditën e vdekjes së nënës së tij. “Ndjeva që Zoti ishte i pranishëm”, pohon, “një eksperiencë që më ka prekur thellësisht në jetë”.
Imzot Kieran Conry, ipeshkëv i Arundel e Brighton tregon përvojën prekëse të kremtimit të një Meshe brenda një katakombe romake. Kujtoj lotët e emocionit kur mendoja se në atë vend janë varrosur të krishterët e parë për shkak të fesë tyre të bindur në Krishtin. “E kuptova - pohon imzot Conry - se jam pjesë e një historie të madhe”.
Ipeshkvi i Wrexham, Edwin Regam, është ndalur tek bukuria e krijimit, shenjë e dashurisë së Zotit. Ipeshkvi i Portsmouth, Crispian Hollis, ka prekur temën e udhëtimit, gjuhën e zemrës, duke i këshilluar anglezët të ndalen për të reflektuar, duke lejuar të takohen nga Jezusi Zot.
“Sot, jetojmë në një bot, kaq hiperaktive dhe të impenjuar, e kjo është diçka shumë e mundimshme e shpreh edhe pak prodhuese. Sugjerimi im kujtdo që ndjehet i shtypur nga ky lloj presioni është të ketë guxim për të pasur besim e për t’u mbështetur tek të tjerët, sidomos në Krishtin Zot: Hyji është Hyj i dashurisë dhe i mirëkuptimit, i faljes dhe i pajtimit”.







All the contents on this site are copyrighted ©.