2010-09-01 17:22:16

Nënë Tereza ka një letër për ty...


Dëshirojmë që këto porosi të Nënë Terezës të jenë një dhuratë e vogël që ti, në se dëshiron, mund t’ia bësh vetvetes; një çast, që të bën të mendosh, të emocionohesh, të reflektosh, të jetosh në botën, për ty të panjohur, në të cilën jetoi Nëna e të varfërve, e Lumja, në emër të Krishtit:

Letër për ty...
Uroj që sot në zemrën tënde
të mbretërojë paqja;
të kesh besim në Zotin,
që e di ku mund ta gjesh.
Uroj të mos i harrosh mundësitë e pafund
që lindin nga feja.
T’i përdorësh dhuratat, që more,
ta ndash me të tjerët, dashurinë që t’u dha.
Uroj të kënaqesh, kur mendon se je Bir i Zotit!
Lëre Zotin të hyjë në të gjitha skutat e shpirtit,
ta mbushë me frymën e vet,
t’i japë lirinë të këndojë, të vallëzojë,
të lutet e të dojë.
Zoti është mes nesh, për të gjithë
e për secilin nga ne!







All the contents on this site are copyrighted ©.