Në Uashtington në lojë e ardhmja e Lindjes së Mesme, të enjten negociatat izraelite
e palestineze
Izraelitet e palestinezët priten në Shtëpinë e Bardhë. Atmosfera është e tensionuar,
mirëpo shpresa është e detyrueshme. Nesër, delegacionet izraeliane e palestineze do
të arrijnë në Uashtington për të rifilluar dialogun e bllokuar prej 20 muajsh. Nga
ana tjetër, Netanyahu, i detyruar të ballafaqohet me elementet më ekstremiste të Qeverisë
së tij që janë kundër pezullimit të ngulimeve, nga ana tjetër, Abu Mazen, që është
i angazhuar me kërcënimet e grupeve radikale të galaktikën e Jihadit islamik. Presidenti
Obama në momentin e parë do të takojë veç e veç kryeministrin izraelit, Netanyahu,
liderin palestinez, Abu Mazen, presidentin egjiptian, Mubarak dhe mbretin e Jordanisë,
Abdullah II. Të enjten e ardhshme, janë parashikuar bisedimet e drejtpërdrejta ndërmjet
delegacioneve izraelite e palestineze, nën udhëheqjen e sekretarit të Shtetit amerikan,
Hilari Klinton.