Paqja dhe zhvillimi i vërtetë njerëzor, në ndjetin e lutjes së Benediktit XVI për
muajin shtator.
(30.08.2010 RV)Paqe e zhvillim: ky është binomi i ndjetit të lutjes së Benediktit
XVI për muajin shtator. Në ndjetin e përgjithshëm, Papa u kërkon besimtarëve të luten,
që kumtimi i Fjalës së Zotit ta përtërijë shpirtin e njerëzve, duke i nxitur të jenë
protagonistë të progresit shoqëror. Ndërsa në ndjetin misionar, Ati i Shenjtë uron
që, duke ia hapur zemrat Zotit, t’u jepet fund të gjitha luftërave, që gjakosin botën.