2010-08-30 18:22:02

Izraeli nuk impenjohet për ndalimin e ngulimeve në Çisjordani


(30.08.2010 RV)Izraeli nuk ka marrë asnjë impenjim para SHBA-ve për rinovimin e paktit, që parashikonte pezullimin e pjesshëm të ndërtimit të ngulimeve të reja hebraike, me rastin e bisedimeve për paqen, në program të enjten në Uashington. Deklarata është e kryeministrit Benxhamin Netanijahu. Ky i fundit do të takohet me presidentin palestinez Abu Mazen, në bisedimet e para të drejtpërdrejta që prej dy vjetësh, në praninë e presidentit amerikan, Barak Obama.







All the contents on this site are copyrighted ©.