Papa: nuk mund të ketë paqe pas respektimin e ambientit
“Nuk mund të ketë paqe, pa respektimin e ambientit. E kjo, edhe pse e kemi për detyrë
t’ia dorëzojmë breznive të reja në një gjendje të tillë, që ata të mund të banojnë
në të me dinjitet e ta ruajnë edhe më tutje. Zoti na ndihmoftë në këtë detyrë”! Kështu
u tha Papa Benedikti XVI shtegtarëve e besimtarëve pas Lutjes së Engjëllit të Tënzot
në Kastelgandolfo.
“Më 1 shtatorin e ardhshëm - kujtoi Papa - në Itali kremtohet
Dita për mbrojtjen e krijimit, organizuar nga Konferenca Ipeshkvnore Italiane. Është
ky një takim tashmë tradicional, me rëndësi edhe në planin ekumenik”.