2010-08-25 17:42:00

Lutja e Nënë Terezës për paqe drejtuar Krishtit të Kryqëzuar


E tërë jeta dhe vepra e Nënë Terezës është dëshmi e gëzimit që buron nga dashuria, e madhështisë dhe e dinjitetit të çdo njeriu, e vlerës së gjërave të vogla të bëra me besnikëri e me dashuri, e sidomos, e vlerës së pakrahasueshme të miqësisë me Zotin, që lidhet e ushqehet përmes lutjes së vazhdueshme, duke e shndërruar kështu njeriun në flake dashurie. Prandaj edhe me rastin e 100 vjetorit të lindjes, e Lumja shqiptare Gonxhe Bojaxhiu na ofron një lutje drejtuar Jezusit të kryqëzuar për paqen, për çka bota ende sot ka kaq shumë nevojë:

Jezus i kryqëzuar e i ngjallur, rri me ne!”
“Rri me ne, mik besnik e mbështetje e sigurtë
e njerëzimit në shtegtim nëpër rrugët e botës!
Ti, Fjalë e gjallë e Atit,
jepu shpresë e besim atyre që e kërkojnë
kuptimin e vërtetë të jetës së tyre.
Ti, Bukë e jetës së pasosur, ushqeje njeriun
e uritur për vërtetësi, për liri, për drejtësi, për paqe.
Rri me ne, Fjalë e gjallë e Atit,
mësona fjalë e gjeste paqeje:
paqe për tokën e shuguruar nga gjaku yt;
paqe për Vendet e ndryshme të botës,
ku vijon të rrjedhë gjaku i pafajshëm:
paqe për mbarë njerëzimin, mbi të cilin kanoset përherë
rreziku i luftërave vëllavrasëse”.







All the contents on this site are copyrighted ©.