2010-08-24 13:21:34

Nje bust per Nene Terezen edhe ne Detroit


(24.08.2010 RV)Një shtatore e Nënë Terezës do të vendoset më 26 gusht, në 100-vjetorin e lindjes së saj, edhe në kishën katolike të shën Palit, në Detroit, frekuentuar nga shqiptarë. E derdhur në bronx, shtatorja është 2 metra e lartë dhe 70 centimetra e gjerë. Ajo do të vendoset në oborrin e kishës dhe do të jetë "ballë për ballë" me statujën e madhe të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Me këtë rast do të mbahet edhe simpozium shkencor, kushtuar figurës së Nënë Terezës. Kisha njofton se janë ftuar liderë fetarë shqiptarë nga të gjitha kishat shqiptare në Amerikë, përfaqësues të bashkësisë, besimtarë shqiptarë, historianë, studiues si dhe qytetarë të Detroitit. Në përurimin e këtij monumenti do të marrë pjesë edhe sponsorizuesi i shtatoreve të Nënë Terezës, në SHBA, Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni dhe Kosovë, Lekë Gojçaj.
(d.b/BalkanWeb)







All the contents on this site are copyrighted ©.