2010-08-23 15:54:25

62-vjetori i lindjes së Këshillit Botëror të Kishave


(23.08.2010 RV)Më 23 gusht 1948, në Amsterdam, 147 Kisha të konfesioneve të ndryshme formuan zyrtarisht Këshillin Botëror të Kishave, një lëvizje ekumenike, që synonte bashkimin e të krishterëve. Sot, pas 62 vjetëve, ky Këshill, përfshin 349 Kisha e bashkësi dhe përfaqëson 560 milion të krishterë.
Fillimisht, Kishat themeluese ishin nga Evropa e nga Amerika e Veriut, ndërsa sot, pjesa më e madhe u përket Afrikës, Azisë, Amerikës Latine, Lindjes së Mesme e zonës së Paqësorit. Në prag të “Mbledhjes së ardhshme të nivelit të lartë mbi objektivat e Mijëvjeçarit të Tretë”, që do të mbahet në Nju Jork nga 20 deri më 22 shtator, Këshilli Botëror i Kishave i ka dërguar një mesazh Kombeve të Bashkuara, ku theksohet se zhdukja e varfërisë mbetet një objektiv themelor i kohës dhe se shumë luftra fillojnë pikërisht nga mungesat shoqëroro-ekonomike, që varfërojnë popullsitë. Këshilli kërkon të rishqyrtohet sistemi pervers i përparësive, që privilegjon shpëtimin e bankave të mëdha, ose blerjen e armëve, në vend që të çlirojë popujt nga uria e varfëria. Mungesa e fondeve përdoret si pretekst dhe është shenjë e mungesës së vlerave e të parimeve morale në favor të jetës, të drejtësisë e të humanizmit, përfundon mesazhi.








All the contents on this site are copyrighted ©.