2010-08-17 17:07:11

Atentat në Osetinë e veriut. Tre të vrarë.


(17.08.2010 RV)Rritet tensioni në Oseti pas një atentati me kamikaze kundër një postblloku të policisë sot paradite, në të cilin u vranë dy policë. Makina ku gjendej kamikazeja, e cila vinte nga Republika e Ingushetias, u ndal nga policia për një kontroll të zakonshëm. Më pas shoferi u shoqërua brenda në komisariat. Pikërisht këtu drejtuesi i automjetit vuri në veprim bombën duke vrarë dy policë, vetveten si edhe duke plagosur tre policë të tjerë.







All the contents on this site are copyrighted ©.