2010-08-17 17:07:22

Afganistan: tre atentate të reja shkaktojnë pesë të vdekur.


(17.08.2010 RV)Në Afganistan terroristët vazhdojnë të godasin. Tre ushtarë të NATO- dhe dy civilë humbën jetën në tre atentate në zona të ndryshme të vendit. Ndërkaq, presidenti Hamid Karzai nënshkroi dekretin që i detyron shoqëritë e sigurimit publik të largohen nga vendi brenda katër muajve të ardhshëm. Nga ana tjetër presidenti amerikan Barak Obama pohoi edhe një herë se plani për tërheqjen e trupave amerikane, planifikuar për në 2011, nuk do të pësojë asnjë ndryshim.







All the contents on this site are copyrighted ©.