2010-08-13 12:12:26

E Lumja Nënë Terezë, në 100 vjetorin e lindjes, kremtimet në Tivar


Dëgjues të nderuar vijojmë të flasim mbi Jubileun e 100 vjetorit të lindjes të së Lumes Nënë Terezë, në programin e sotëm do të njihemi programet e kremtimeve që ka organizuar Kryeipeshkvia e Tivarit në Mal të Zi.
Siç dihet trashëgimia shpirtërore e Nënë Terezës është thesar m,e vlerë të jashtëzakonshme e tejet të çmueshëm. E trashëgimtarët e saj nuk janë vetëm ata që kanë jetuar pranë saj të njëjtin mision. Trashëgimtarët e së Lumes Nënë Terezë janë të gjithë njerëzit sepse të gjithë, pa asnjë përjashtim, janë të thirrur të të zbulojnë, njohin e pranojnë Fytyrën e Krishtit në fytyrën e atyre që vuajnë nëpër periferitë e Kalkutës e në zemër të metropoleve perëndimore. Ka qenë pikërisht ky, i thjesht e mbresëlënës “programi i punës” së Nënë Terezës: Jezu Krishti.
Po ti kthehemi programeve përkujtime në Tivar e të ndjekim bisedën e don David Gjugjës me kryeipeshkvin imzot Zef Gashin.......RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.