2010-08-12 16:25:48

Presidenti Obama: tërheqja e trupave nga Iraku në fund të gushtit, sipas parashikimeve.


(12.08.2010 RV)“Ushtarët amerikanë janë gati ta lënë Irakun brenda 31 gushtit, afatit të parashikuar. Në vend nuk do të mbesin më shumë se 50 mijë ushtarë por këta do të merren vetëm me stërvitjen e ushtrisë irakiane. Në 2011 edhe këta do të largohen përfundimisht”. Ky është përfundimi në të cilin arriti Këshilli i Sigurisë i SHBA, thirrur nga presidenti Barak Obama për të vlerësuar situatën në Irak. Po ashtu Uashingtoni deklaron se ndërkohë do t’i shesë aletatit të tij, Kuvajtit, 209 raketa patriot, fjalë e fundit e teknikës, në mënyrë që ky shtet të përforcohet dhe të jetë i gatshëm kundër çdo sulmi nga ana e Iranit. Ndërkohë, polemika se a duhet të tërhiqen amerikanët nga Iraki apo jo, vazhdon të jetë e gjallë, sidomos tani kur gazeta angleze “The Guardian” – duke cituar një nga udhëheqësit e të ashtuquajturve “Sahva”, tregoi se Al Kaeda në Irak po forcohet dita-ditës me terroristë të tjerë të gatshëm për të luftuar kundër amerikanëve dhe irakianëve.
Ndryshe qëndron puna me Afganistanin. Gjenerali Petraeus është kundër tërheqjes dhe kërkon nga presidenti Obama ta shtyjë tërheqjen edhe për disa kohë sepse strategjia e re dhe përforcimi me 30 mijë trupa të reja i verës së shkuar nuk kanë filluar ende të japin rezultatet e shumëpritura.







All the contents on this site are copyrighted ©.