2010-08-12 17:33:00

Pakistan: Vazhdon situata e rëndë pas përmbytjeve.


(12.08.2010 RV)Presidenti i Pakistani Azif Ali Zardari vizitoi sot për herë të parë zonat e përmbytura nga shirat e rrëmbyeshëm të ditëve të kalura, të cilat shkaktuan më se 1600 viktima. Tani rreziku kryesor që del në plan të parë është ai i digave, në veçanti të Gudusë dhe të Sukurit. Po ashtu po rritet niveli edhe në Çashma dhe Taunsa. Ndërsa OKB-ja kërkon 459 milionë dollarë amerikanë ndihma në ushqime, ujë, barëra mjekësore etj, për të të goditurit nga kjo tragjedi, Fondi Monetar Ndërkombëtar e vlerësoi uljen e rritjes të të ardhurave për kokë në vend për 2010 deri më 4.5 pikë.







All the contents on this site are copyrighted ©.