Moskë: Opozita kërkon dorëheqjen e Putinit dhe të Luzhkovit.
(12.08.2010 RV)“Radioaktiviteti është në nivelin e lejueshëm, madje edhe në
zonat përreth Çernobilit.”Kështu deklaroi për shtypin zëvendësdrejtori i shërbimit
meteorologjik rus Valeri Dajdjushenko. Ndërkaq opozita paralajmëroi për një manifestim
përpara bashkisë së Moskës për të kërkuar dorëheqjen e kryetari të bashkisë Luzhkov
dhe të kryeministrit Putin për paaftësi në mbarështimin e krizës së zjarreve që kanë
përfshirë Rusinë që në korrik. Nga ana tjetër situata e zjarreve, - të cilat deri
tani kanë djegur rreth një të katërtën e krejt prodhimit rus të drithërave, - po përmirësohet.
Në fakt, sot presidenti Dimitri Medvedev hoqi gjendjen e jashtëzakonshme për tri provinca
nga shtatë që kanë probleme me zjarret.