2010-08-12 16:32:46

Kosova drejt Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të 14 shtatorit


Kryeministrit i Kosovës Hashim Thaçi tha sot në mbledhjen e kabinetit qeveritar se institucionet shtetërore të Kosovës po përgatiten seriozisht për mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të OKB së për 14 shtator. Në këtë kohë, një delegacion i lartë i Kosovës do të jetë në Nju Jork.
"Pasi Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka respektuar vullnetin e popullit të Kosovës dhe ka legjitimuar shpalljen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, presim të vijnë edhe njohje të reja nga shumë shtete të botës", theksoi Thaçi.







All the contents on this site are copyrighted ©.