2010-08-12 15:30:37

Frytet e një shërbimi të menduar sipas karizmës së Bernardetës së Lurdës: imakolatinet përfundojnë Kapitullin e përgjithshëm


(12.08.2010 RV)Janë të pranishme në shumë vende të botës e kanë në plan të hapin bashkësi edhe në zona veçanërisht të varfëra si në Indonezi e në Afrikë. Janë motrat Imakolatine të Lurdës, të cilat përfunduan dje Kapitullin e tyre të përgjithshëm, që mbahet çdo 6 vjet. Kongregata e tyre është themeluar mëse 100 vjet më parë, nga don Françesko Gàtola, meshtar në Napoli të Italisë. Tashmë, motrat janë 250-300, të shpërndara në Brazil, Kosta Rika, Meksikë, Francë etj. Thirrjet janë të shumta. Që prej tetë vjetësh, ato janë të pranishme edhe në Lurdë, ku u shërbejnë shtegtarëve në njëmijë mënyra. Ja ç’na thotë murgesha protagoniste e hapjes së shtëpisë së Imakolatineve në Lurdë, motër Leonia Amato:
Vuajtja, në Lurdë, ndryshon fytyrë. Kam qenë në Meksikë, kam hapur bashkësinë e murgeshave në Kosta Rika, kam shkuar gjithandej. Kam parë shumë vuajtje. Por vuajtja në Lurdë ndryshon fytyrë: është më e lehtë të quhet vuajtje, që i ngjan Jezusit të Ringjallur, më tepër se sa Jezusit të Kryqëzuar. Të sëmurët vijnë në Lurdë – e thonë ata vetë – për të kërkuar mrekullinë e shërimit. Pasi kanë shkuar te shpella e janë lutur, ne i pyesim: “A ia kërkuat hirin Zojës?”. Shumë përgjigjen: “Po motër, pas kaq vuajtjesh i kërkuam hirin t’i shërojë të tjerët!” Nuk është vuajtje e dëshpëruar, siç shihet jashtë rrethinave të Lurdës. Kjo është e vërteta!







All the contents on this site are copyrighted ©.