2010-08-12 14:41:41

E Lumja Nënë Terezë, në 100 vjetorin e lindjes. Kremtimet në Kosovë e Shqipëri


E Lumja Nënë Terezë qe “dishepule autentike e Krishtit”. Kështu tha më 5 shtator 2007 Papa Benedikti XVI para mëse 40 mijë besimtarësh e shtegtarësh të mbledhur në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, me rastin e 10 vjetorit të kalimit të saj në amshim.
Sivjet me rastin e 100 vjetorit të lindjes së saj, në mbarë botën organizohet kremtime e programe për të shënuar këtë Jubile të Nënës sonë Gonxhe Bojaxhiut, Engjëllit të të varfërve.
Përkujtimi i së Lumes Nënë Terezë është thirrje që na drejtohet neve e mbarë Kishës për ti shërbyer gjithmonë besnikërisht Zotit në më të varfrit e nevojtarët. Eshtë thirrje të vazhdojmë ta ndjekim shembullin e saj e të jemi kudo mjete apo vegla të përdëllimit hyjnor.
Sot në intervistën me ipeshkvin e Kosovës, imzot Dodë Gjergjin e zëvendës drejtorin e Televizionit të Shqipërisë, zoti Engjëll Ndocaj do të nihemi si e shënon Kosova e Televizioni Shqiptar 100 vjetorin e lindjes së Nënë Terezë. Ta dëgjojmë intervistën realizza nga don David Gjugja…………..RealAudioMP3







All the contents on this site are copyrighted ©.