2010-08-11 16:52:14

SHBA: Ipeshkvijtë ripohojnë se do të impenjohen për fillimin e mbarë të vitit të ri shkollor.


(11.08.2010 RV)Në SHBA së shpejti do të fillojë viti i ri akademik e ipeshkvijtë e vendit pohojnë se do të marrin një sërë masash në mbrojtje të fëmijëve. Në shkollat katolike e në famullitë, lexojmë në një dokument të Kishës amerikane, fëmijët marrin një edukatë të shëndoshë, që përfshin edhe njohuritë për t’u mbrojtur, në rast ngacmimesh të mundshme.
Meri Xhejn Doer, drejtoreshë e Sekretariatit të Konferencës ipeshkvnore të SHBA për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve, kujton, në mikrofonin e Radio Vatikanit, posaçërisht disa aspekte me rëndësi të dorës së parë. Ata që kanë prirjen për t’i ngacmuar fëmijët, përpiqen t’i bëjnë bashkëfajtorë në veprimet e tyre të turpshme. Por faji bie gjithnjë mbi të rriturin, që përfiton nga besimi e nga brishtësia e të miturve. Zoti i do fëmijët e dëshiron të jetojnë të lumtur. Në raste shpërdorimesh seksuale, lexojmë akoma në dokumentin e ipeshkvijve amerikanë, turpi bie gjithnjë mbi të rriturin, që ka prirje të kryejë veprime të tilla, sa të neveritshme, aq edhe të dënueshme. Në rast dhune a ngacmimesh me sfond seksual, fëmijët duhet t’ua hapin menjëherë zemrën prindërve.







All the contents on this site are copyrighted ©.