2010-08-11 16:51:53

Filloi Ramazani. Urime besimtarëve myslimanë


(11.08.2010 RV)Sot nis Muaji i Shenjtë i Ramazanit për besimtarët myslimanë. Kryetari i Bashkësisë Myslimane të Shqipërisë, Haxhi Selim Muça u ka bërë urimet besimtarëve, duke vënë në dukje rëndësinë e agjërimit, i cili gjatë diktaturës komuniste mbahej fshehtazi. Ramazani është muaji i nëntë i vitit sipas kalendarit të Hixhretit. Në përfundim të këtij muaji, një miliard myslimanët e botës festojnë festën e Eid al-Fitr (Bajramin e Madh). Praktika e agjërimit e ka origjinën tek egjiptianët e lashtësisë.







All the contents on this site are copyrighted ©.