Myftiu Tërnava uron besimtarët për muajin e Ramazanit
(10.08.2010 RV)E nga Iraku kalojmë në Kosovë, ku myftiu Naim Tërnava ka uruar
besimtarët po për fillimin e Ramazanit. Në mesazhin e tij, ai thekson se "agjërimi
i muajit të Ramazanit e pajis besimtarin edhe më shumë me ndjenjën e dashurisë, respektit,
vetëdijes, urtisë, solidaritetit, zemërgjerësisë, devotshmërisë ". Ky muaj, vazhdon
myftiu, me anë të mirëkuptimit e përkujdesjes për nevojtarët, me anë të solidaritetit,
na bën thirrje të jemi më afër Zotit, më tolerantë, më dorëlirë, më të afërt me familjen,
farefisin e shoqërinë. Pastrojini shpirtrat nga urrejtja, xhelozia, egoizmi, pangopësia
dhe të gjitha veprat e liga, përfundon myftiu Tërnava.