2010-08-10 16:34:43

Katastrofa e përmbytjes në Pakistan më e tmerrshme se Cunami


Vlerësimi i Kombeve të Bashkuara për katastrofën e përmbytjes në Pakistan po bëhet gjithnjë e më shumë dramatik. Kjo katastrofë është më e tmerrshme se tërmeti në vitin 2005 në Pakistan, u shpreh Mauricio Xhuliano, zëdhënësi i zyrës së OKB së për koordinimin e çështjeve humanitare.

"Përmasat e katastrofës janë të jashtëzakonshme, shifrat për shtëpi të shkatërruara dhe njerëz të prekur janë shumë më të larta se ato të tërmetit në Haiti, vitin e shkuar, se sa cunami në vitin 2004 dhe tërmeti në vitin 2005 në Pakistan.
Ndoshta njerëzit nuk e kuptojnë aq përmasën e shkatërrimit, sepse kanë vdekur shumë më pak njerëz, por në kuptimin e ndihmës humanitare, kjo katastrofë është shumë më e tmerrshme", tha Xhuliano. Deri më tani janë prekur 13,8 milionë vetë nga katastrofa e përmbytjes në Pakistan.







All the contents on this site are copyrighted ©.