2010-08-09 16:24:22

Tym e zjarr: në Moskë dyfishohen viktimat


(09.08.2010 RV)Vapa e madhe vazhdon ta mbajë të mbërthyer Moskën e zhytur në një re me tym e hi, për shkak të zjarreve, që vazhdojnë të djegin një pjesë të mirë të Rusisë. Autoritetet pranojnë se vdekshmëria në kryeqytet është dyfishuar.
Reja e tymit mbi Rusi ka arritur tashmë në stratosferë. Zjarrfikësit dhe ushtria po përpiqen me të gjitha forcat të shuajnë zjarrin, që ka kapur 1740 kilometër katror e që filloi pikërisht për shkak të të nxehtit më të madh, që ka parë vendi, në 1000 vjetët e fundit. Parashikimet nuk ndihmojnë. Temperatura do të rritet deri në 44 °C në zonat perëndimore e vetëm të mërkurën mund të ulet me 3-4 gradë, por jo më shumë.
Jo vetëm kaq! Thatësira e rëndë ka bërë që të fillojnë spekullimet në tregun e drithërave, duke e rritur çmimin e grurit me shpejtësinë më të madhe të 30 vjetëve të fundit. Kriza ushqimore është tek porta, pavarësisht se javën e kaluar kryeministri Vladimir Putin ndaloi ekportimin e grurit nga 15 gushti deri më 31 dhjetor. Analistët mendojnë se të korrat e sivjetme do të jenë 30% më pak se vitin e kaluar. Në rrezik edhe prodhimi i sheqerit nga panxhari i sheqerit.
Por kush i ka vënë zjarrin tajgës ruse, duke shkaktuar shqetësimin e krejt botës edhe për centralet bërthamore, që ndodhen në zonë e për impiante të tjera të rrezikshme? Të dëgjojmë vikarin e përgjithshëm të kryedioqezës së “Nënës së Zotit”, imzot Sergej Stanislavoviç Timashov:RealAudioMP3
Në këtë moment, nuk duket se ka dorë kriminaliteti i organizuar. Duket se kanë qenë disa grupe, që kanë ndezur zjarr në pyll. Është neglizhencë, jo akt kriminal. Pastaj është thatësirë e madhe, pasi nuk bie shi që prej dy muajsh.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.