2010-08-09 16:49:07

Ruanda voton për presidentin


(09.08.2010 RV)Mëse 5 milion ruandezë votuan sot për zgjedhjen e presidentit, për herë të dytë që nga koha e genocidit të vitit 1994. Nga sondazhet favorizohet presidenti aktual Paul Kagame, i cili vlerësohet edhe nga bashkësia ndërkombëtare për hapat e bëra nga vendi. Gjithsesi, ai kritikohet po aq shumë, nga opozita e brendshme, e cila e akuzon si jo demokrat. Politika e Kagamesë bazohet në pajtimin e kombit dhe në zhvillimin e vrullshëm ekonomik, por ai e qeveris vendin me grusht të hekurt.








All the contents on this site are copyrighted ©.