2010-08-09 16:25:44

Përmbytje në Kinë: luftohet për të shpëtuar 1348 vetë


(09.08.2010 RV)Nga Evropa kalojmë në Azi. Ushtria e popullsia janë impenjuar në kërkimin e të mbijetuarve nga përmbytja e djeshme në një provincë verilindore të Kinës. Informacioni zyrtar flet për 1348 të zhdukur e 137 të vdekur. Uji mori me vete rreth 1,8 milion metër kub baltë e mbeturina, që vërshuan mbi tre fshatra të luginës së Bailongut. Asnjë ndërtesë nuk ka mbetur në këmbë në Juejuan, qindra familje janë varrosur gjallë, ose janë marrë me vete nga balta. Numri i viktimave dhe i personave të zhdukur është i destinuar të rritet. 70 të plagosur, 30 prej të cilëve rëndë, ndodhen në spitalin e kontesë, edhe ky me personel të reduktuar, pasi 10 mjekë nuk dihet se ku janë.








All the contents on this site are copyrighted ©.