2010-08-07 12:44:30

Papa vizitë jashtë programi në Abruzzo në Shenjtëroren e “Zojës së Nevojtarëve”


Vizitë jashtë programi e Papës Benedikti XVI dje në pjesët e goditura nga tërmeti në Abruzzo, ku iu lutë Zotit me banorët që pësuan tërmetin dhe takoi kardinalin Sodano e Angjelini. Lajmin e jep drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, atë Federiko Lombardi, i cili shtoi se Papa ka vizituar në Abruzzo Shenjtëroren e “Zojës së Nevojtarëve”, e pastaj për drekë shkoi në Carsoli, ndërsa pasdite në Rocca di Mezzo ku ka takuar bashkësinë e goditur nga tërmeti.
“Në ditën e festës Liturgjike të Shndërrimit të Zotit që bie më 6 gusht, në të cilën festë Ungjilli na paraqet Jezusin në lutje mbi mal - tha Atë Lombardi - Ati i Shenjtë Jozef Racinger ka dashur të shkojë paradite në një shenjtërore të vogël në kufi ndërmjet rajonit Lazio e Abruzzo, i njohur si “Zoja e Nevojtarëve”, ku është ndalur në lutje me një grup të vogël që e shoqëronin”.







All the contents on this site are copyrighted ©.