2010-08-07 12:07:05

Braziliani atë Anxhelo Mexari, eprori i ri i përgjithshëm i rogacionistëve


Është brazilian e quhet atë Anxhelo Mexari, eprori i ri i përgjithshëm i Etërve Rogacionistë të Zemrës së Krishtit. Është hera e parë që një person jo italian vihet në krye të familjes rregulltare, të përhapur në 17 vende të botës, me qëllim nxitjen e përshpirtërisë vokacionale, bazuar mbi lutjen, ungjillëzimin e të varfërve dhe edukimin e të rinjve në nevojë. Kujtojmë se rogacionistët ndodhen edhe në Shqipëri, në Shënkoll të Lezhës.
Atë Anxhelo Mexari, 53 vjeçar, ka kryer teologjinë, filozofinë dhe gazetarinë, ka qenë epror i provincës latinoamerikane të rogacionistëve dhe drejtor i Institutit baritor të thirrjeve në San Paolo të Brazilit.







All the contents on this site are copyrighted ©.