2010-08-06 17:36:05

Programi i vizitës së Papës në Karpineto Romano.


(06.08.2010 RV)Salla vatikanase e Shtypit bëri të njohur programin zyrtar të vizitës baritore të Papës në Karpineto Romano, të dielën, më 5 shtator, me rastin e dyqindvjetorit të lindjes së Papës Leoni XIII në këtë qytezë laciale.
Benedikti XVI do të niset nga Kastel Gandolfo me helikopter në orën 8.30, për të arritur në Karpineto pas një gjysmë ore. Në orën 9.15 do t’u drejtojë përshëndetjen qytetarëve, në sheshin Monti Lepini. Në orën 9.30 do të kremtojë Meshën Shenjte, për t’u rikthyer, më pas, në Kastel Gandolfo.








All the contents on this site are copyrighted ©.