2010-08-04 16:26:10

Granatë kundër Ahmadinexhadit në Iran


(04.08.2010 RV)Presidenti iranian, Ahmadinexhad i shpëtoi një atentati kundër tij në qytetin e Hamedanit. Fillimisht, lajmi u përgënjeshtrua, por pastaj u konfirmua nga agjensia filoqeveritare FARS. Kundër makinave, me të cilat po udhëtonte Ahmadinexhad dhe shpura e tij është hedhur një bombë. Atentatori është arrestuar.
Pavarësisht se atentati nuk është bërë nga Izraeli, apo fuqitë perëndimore për të eliminuar një lider, që konsiderohet i rrezikshëm, nga shkaku i këmbënguljes në vazhdimin e programit bërthamor iranian, ky akt është interpretuar nga disa vëzhgues si pasqyrë e opozitës në vend. Të dëgjojmë pedagogun e gjeopolitikës në Universitetin Katolik të Milanos, Rikardo Redaeli:RealAudioMP3
Ka shumë opozita. Para së gjithash, opozitë kundër Ahmadinexhadit, brenda regjimit: janë personazhe që punojnë brenda kuadrit politik, të elitës politike pas revolucionit. Bëjnë pjesë në sistemin e Republikës Islamike, por janë kundër linjës së pasdaranëve e të Ahmadinexhadit. Ekziston pastaj, një opozitë politike e jashtme, jo e dhunshme. Pastaj, kemi fraksione e grupe, që përdorin edhe dhunën: janë grupet e sunitëve, të lidhur me balukët. Në jug, vlon fronti kurd dhe azer, megjithëse nuk është i organizuar aq mirë sa juglindja. Ky është kuadri. Atentatin nuk do ta lidhja me disidencën politike të vitit të fundit, pas zgjedhjeve, pasi ajo ishte lëvizje paqësore.
 







All the contents on this site are copyrighted ©.