2010-08-03 16:50:59

Përmbytjet në Pakistan:1500 mijë të vdekur, një milion të pastrehë.


(03.08.2010 RV)Përmbytjet në Pakistan sa vijnë e marrin pamjen e një tragjedie të madhe. Deri tani të vdekurit janë 1500 ndërsa Kombet e Bashkuara flasin për afro një milion të pastrehë ose të shpërngulur. Po ashtu, tani ka rrezik të përhapen edhe epidemi.
Ndër vendet dhe organizmat e shumta që po çojnë ndihma është edhe Konferenca Ipeshkvnore italiane, e cila dhuroi një milion euro. I pranishëm edhe Karitasi. Në mikrofonin tonë flet pikërisht përgjegjësi i Karitasit ndërkombëtar italian, Paolo Beçenago:

Përgjigje: Kjo zonë e Pakistani është një zonë në rrezik, tepër e varfër, ku ka pasur edhe fatkeqësi të tjera natyrore. Këta një milion e gjysmë vetë që kanë humbur gjithçka janë njerëz që kanë nevojë për ushqime dhe ujë të pijshëm, mbi të gjitha, por edhe për vaksinime dhe asistencë shëndetësore, aq më tepër që Pakistani ka popullsi me moshë mesatare të re, pra, ka shumë fëmijë. Me një fjalë ka nevojë për gjithçka.

Pyetje: Cila është thirrja që bën Karitasi?

Përgjigje: Tani për tani Karitasi i Pakistanit po ndihmon 1300 familje, duke iu shpërndarë ushqime dhe ujë, kryesisht. Planet për ditët e ardhshme janë të dyfishohet numri i personave dhe të ndihmohen tri mijë familje. Tani për tani kemi taksur 100 mijë euro për këto ndihma të para, por më vonë, sigurisht, do të ketë nevojë për më tepër.







All the contents on this site are copyrighted ©.