2010-08-03 17:07:39

Pakistan: përleshje në Karaçi. Të paktën 40 viktima.


(03.08.2010 RV)Sot banorët e Karaçit, Pakistan iu shmangën lëvizjeve nëpër qytet pas përleshjeve të natës së kaluar që shpërthyen pas vrasjes së Raza Haiderit e që shkaktuan 40 viktima. Policia njoftoi se afro 90 vetë u plagosën dhe dhjetra automjete dhe dyqane u dogjën kur turma zbriti në shesh për të protestuar për vrasjen e Haiderit, përfaqësues i lëvizjes “Mutahida Kuami” dhe anëtar i parlamentit provincial të Sindit.
Sipas qeverisë, vrasja e Haiderit u krye nga talebanët dhe grupi i armatosur i jashtëligjshëm “Sipah e Sahaba Pakistan”. Deri tani policia ka arrestuar njëzet persona.







All the contents on this site are copyrighted ©.