2010-08-02 16:20:14

Rusia digjet nga zjarri


(02.08.2010 RV)Moska dhe qendra e Rusisë janë përfshirë nga vapa e paparë ndonjëherë e janë peng e zjarreve, që kanë shpërthyer përreth. Numri i viktimave të djegura nga zjarri, që vazhdon të shtohet, ka arritur në 34 vetë.
Sipas ministrisë për emergjencat, i nxehti, që ka sjellë temperatura 40 °C, mund të zgjatet deri në një javë. Kryeqyteti rus është mbuluar nga tymi e nuk mund të shihet përtej 100 metërshit. Sot, kryeministri Vladimir Putin është takuar me guvernatorët e provincave të përfshira nga zjarri, për masat përkatëse. Ndërkaq, presidenti Medvjedjev u ka kërkuar njerëzve të bashkëpunojnë për t’i prerë rrugën zjarrit. Edhe patriku rus Kirill i ka ftuar besimtarët ortodoksë të luten që të bjerë shi. Vatrat e zjarrit janë më shumë se 700 e kanë arritur deri në Lindjen e Largët ku po digjen rreth 100 mijë hektarë të taigës ruse.







All the contents on this site are copyrighted ©.