2010-08-02 16:18:39

Koha e keqe në Pakistan shkakton mijëra viktima


(02.08.2010 RV)Vala shkatërrimtare e kohës së keqe që ka përfshirë këto ditë veriperëndimin e Pakistanit ka shkaktuar deri tani së paku 1.400 të vdekur, ka izoluar zona të tëra dhe ka krijuar probleme për organizatat humanitare, që po përpiqen të shkojnë në zonë për të ndihmuar popullsinë.
Sipas një skuadre prej pesë funksionarësh të OKB-së, që dje ndodhej në provincën e Khyber Paktunkuah me helikopter, nuk ka asnjë rrugë hyrjeje. Të dëgjojmë përgjegjësin e programeve ndërkombëtare për Karitasin Italian, Paolo Beçegato:RealAudioMP3
Bilanci i viktimave vazhdon të rritet: janë akoma dhjetra mijëra – të themi rreth 30 mijë – personat që duhen shpëtuar e që gjenden në situata shumë të rrezikshme. Një milion e gjysëm pa shtëpi, me rrezik epidemie, me të korrat të shkatërruara (pambuk, oriz, kallam sheqeri). Është një panoramë alarmuese.
Cilat janë nevojat më urgjente?
Kjo zonë e Pakistanit është shumë e varfër dhe e sprovuar nga fatkeqësi natyrore të mëparshme. 1 milion e gjysëm personat, që kanë humbur çdo gjë, kanë nevojë për ndihma humanitare, pra për ushqime, ujë të pijshëm sidomos, por edhe për vaksina e asistencë shëndetësore. Popullsia pakistaneze është e re e pjesa më e madhe e këtyre njerëzve janë fëmijë. Kanë vërtet nevojë për ndihma 360 gradëshe.
Cili është kontributi i Karitasit?
Në këtë moment Karitasi i Pakistanit po ndihmon 1.300 familje. Në ditët e ardhshme parashikohet që ky numër të arrijë të paktën 3.000. Karitasi Italian ka dhënë 100 mijë eurot e para, por do të duhen edhe më shumë. Në faqen tonë të internetit mund të gjenden të gjitha të dhënat për ata që duan të kontribuojnë, duke specifikuar “Emergjenca Pakistan”.







All the contents on this site are copyrighted ©.