2010-08-02 16:18:19

Hapet Solemniteti i “Ndjesës së Asizit”.


(02.08.2010 RV)U hapën sot kremtimet e Solemnitetit të “Ndjesës së Asizit” që, siç e kujtoi Papa në lutjen e Engjëllit të Tënzot, do të arrijnë kulmin nesër, me atë që njihet si ‘Ndjesa e Porciunkolës”, për të cilën Shën Françesku mori lejën nga Papa, duke e shndërruar këtë vend vetmitar, në një nga Shenjtëroret më të mëdha të mëshirës hyjnore. “Festa e ndjesës së Asizit” është rast, që u krijohet çdo vit mijëra besimtarëve për ta jetuar thellësisht përvojën e fesë. E pohon, në mikrofonin tonë, atë Saul Tambini, i fretërve të vegjël, nga Bazilika papnore e Shën Marisë së Engjëjve, në gji të së cilës, si tabernakull, ruhet kapelëza e lashtë e Porciunkolës:RealAudioMP3

Përgjigje: - Në shekuj kjo festë e jashtëzakonshme e faljes, erdhi duke u zhvilluar gjithnjë më shumë. E arsyeja kryesore, mendoj unë, duhet kërkuar në faktin se vitet kalojnë, po fjala ndjesë, falje, mbetet një fjalë e madhe, tejet e dëshiruar nga njerëzit, sidomos në kohë kaq të vështira, si këto që po jetojmë. Kjo fjalë ka një vlerë të padiskutueshme, si për shpirtin e secilit nga ne, ashtu edhe për të gjithë shoqërinë civile.

Pyetje: - E kjo, edhe pse festa e Ndjesës së Asizit është shprehje e mëshirës së pambaruar të Zotit…

Përgjigje: - Mendoj se pikërisht këtë ndjet pati Shën Françesku në vitin e largët 1216, kur u dha besimtarëve të mbledhur këtu, në Porciunkola, së bashku e pranë me ipeshkvijtë e Umbries, një kumtim të jashtëzakonshëm. U tha: “Dua t’ju çoj të gjithëve në Parriz”. Prej këndej, të gjithë njerëzit, që vijnë këtu, e vijnë nga të katër anët e botës, kërkojnë, mbi të gjitha, mëshirën e Zotit.







All the contents on this site are copyrighted ©.